Ndërlidhjet

Egjipt – ankesa për zgjedhje


Zgjedhjet në Egjipt
Zgjedhjet në Egjipt
Kandidati presidencial në Egjipt, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve ka dalë i treti, është ankuar për, siç ka thënë, parregullsi gjatë votimeve.

Hamdin Sabahi, nga partia majtiste al-Karamah, u ka thënë mbështetësve se rekrutët kanë votuar në mënyrë të paligjshme.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 23 dhe 24 maj, e kanë lënë atë jashtë garës për balotazh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Muhamed Mursi, kandidat i Vëllazërisë Myslimane, dhe Ahmed Shafik, kryeministër i Egjiptit në kohën e regjimit të Hosni Mubarakut.

Rezultatet zyrtare të rrethit të parë të votimeve priten të martën, më 29 maj, ndërsa balotazhi do të zhvillohet më 16 dhe 17 qershor.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt që nga rënia e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG