Ndërlidhjet

Grupet rebele në Mali formojnë shtetin islamik


Mali - foto arkivi

Mali - foto arkivi

Dy grupet rebele që pushtuan pjesën veriore të Malit, dy muaj më parë, kanë rënë dakord që të bashkohen dhe ta shndërrojnë territorin e tyre në shtet të pavarur islamik.

Zëdhënësit e tyre kanë thënë se grupi Tuareg MNLA dhe ai Ansar Dine kanë nënshkruar marrëveshjen në qytetin Gao.

Të dy ata kanë pushtuar veriun e Malit – një zonë e madhësisë së Francës – në fund të muajit mars.

Fillimisht, grupi i parë ka kundërshtuar përpjekjet e Ansar Dines për vendosjen e Ligjit të Sheriatit në zonën e pushtuar.

Mbi 300,000 njerëz thuhet të jenë larguar nga zona që nga pushtimi rebel.
XS
SM
MD
LG