Ndërlidhjet

Irani nuk pezullon pasurimin e uraniumit


Iran

Iran

Kreu i Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore, Ferejdon Abasi Davani, tha se Teherani nuk ka arsye të pezullojë pasurimin e uraniumit - çfarë është kërkesë kyçe e fuqive perëndimore.

“Irani pasuron uranium në 20 për qind, aq sa i duhet për karburant, as më shumë, as më pak”, ka thënë Davani.

Ai i ka bërë këto komente pas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), i cili ka vënë në pah se inspektorët e ANEB-it kanë gjetur disa grimca të uraniumit të pasuruar deri në 27 për qind, në një lokacion të Iranit.

I dërguari i Iranit në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara i ka hedhur poshtë gjetjet.

Perëndimi druan se Irani pasuron uranium për krijimin e armëve bërthamore. Republika Islamike thotë se qëllimet e saj janë paqësore.
XS
SM
MD
LG