Ndërlidhjet

Qeveria siriane mohon përgjegjësinë për masakrën


Houla

Houla

Qeveria e Sirisë ka mohuar përgjegjësinë për vrasjen e 92 personave në Houla të Homsit – në mesin e tyre 32 fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Xhihad al-Makdishi, tha se “terroristët” janë përgjegjës për vdekjet dhe se Damasku do t’i hetojë ato.

Monitoruesit e Kombeve të Bashkuara nuk janë lejuar të hyjnë në Houla të premten dhe të shtunën, kur ushtria siriane ka bombarduar qytetin.

Forcat qeveritare kanë vazhduar të hedhin granata në bastionet e opozitës edhe sot, me gjithë dënimin e fuqishëm të masakrës në Houla nga ana e udhëheqësve perëndimorë.

Këta të fundit i kanë bërë thirrje ushtrisë siriane të ndalojë përdorimin e armëve të rënda dhe dhunën.
XS
SM
MD
LG