Ndërlidhjet

Irani ndërton edhe një central bërthamor


Busher

Busher

Mediat shtetërore iraniane thonë se Republika Islamike synon të ndërtojë një central të ri bërthamor deri në vitin 2014, në qytetin jugor të Busherit.

Raportet, që citojnë kreun e Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore, Ferejdon Abasi Davani, thonë se centrali 1 mijë megavatesh do të ndërtohet nga marsi vitit 2013 deri në marsin e 2014-ës.

Njoftimet bëhen pak ditë pas bisedimeve ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, rreth programit të tij bërthamor, që u zhvilluan në Bagdad, më 23 dhe 24 maj.

Bisedimet nuk kanë sjellë ndonjë marrëveshje, porse palët janë dakorduar që të takohen sërish në Moskë më 18 dhe 19 qershor.

Në Busher të Iranit tashmë ndodhet një central bërthamor, i cili është nisur nga inxhinierët gjermanë në vitet 1970, para Revolucionit Islamik.

Ai është përfunduar nga Rusia.
XS
SM
MD
LG