Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë-Kroaci: Memorandum bashkëpunimi


Dubrovnik

Dubrovnik

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me homologen kroate.

Nënshkrimi është bërë në Dubrovnik nga dy zëvendësministrat e Jashtëm, Ibrahim Gashi dhe Joshko Klisoviq.

“Bashkëpunimi do të ketë fokus shkëmbimin e eksperiencave, të ekspertëve dhe ofrimin e programeve trajnuese për stafin diplomatik dhe konsullor të MPJ-së së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme kosovare.

Në Dubrovnik, Gashi ka marrë pjesë edhe në Forumin e 15-të Dubrvnikut, i cili ka zhvilluar punimet nga 24 deri më 26 maj.
XS
SM
MD
LG