Ndërlidhjet

Kryeministri Thaçi uron Rona Nishliun


Rona Nishliu gjatë këndimit në Baku.
Rona Nishliu gjatë këndimit në Baku.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar këngëtaren kosovare, Rona Nishliu, për suksesin në Festivalin Evropian të Këngës.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovizion”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Rona Nishliu, me këngën “Suus”, ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë. Ajo ka zënë vendin e pestë në garën evropiane, që këtë vit është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.
XS
SM
MD
LG