Ndërlidhjet

Dhjetë punëtorë aziatikë vdesin nga zjarri


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetë punëtorë aziatikë kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në banesën e tyre në Bahrejn.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se punëtorët kanë vdekur nga asfiksimi, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit Manama.

Mediat në Bangladesh citojnë një zyrtar të ambasadës së tyre në Bahrejn të ketë thënë se të gjitha viktimat janë shtetas të Bangladeshit.

Bahrejni, si të gjitha vendet e tjera të Gjirit, të pasura me naftë, varet shumë nga punëtorët imigriantë të Azisë.
XS
SM
MD
LG