Ndërlidhjet

Ahamdinexhadi kërkon mbështetjen e konservatorëve


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i ka bërë thirrje parlamentit që të qëndrojë me të kundër “disa të ligave” që kanë rrethuar vendin.

Ahmadinexhad po ashtu u ka kërkuar ligjvënëse të mos ndërhyjnë në fushat e autoritetit të tij.

Ai i ka bërë këto komente në seancën hyrëse të kuvendit të sapozgjedhur iranian.

Fjalimi i tij shihet si apel për kundërshtarët konservatorë, që kanë mundur aleatët e Ahamidinexhadit në zgjedhjet e këtij muaji.

Ahmadinexhadi dhe konservatorët ndajnë qëndrime të ngjashme për politikën e jashtme, por nuk pajtohen në çështjet ekonomike.

Gjatë muajve të fundit, presidenti dhe konservatorët kanë akuzuar njëri-tjetrin për tejkalim të mandateve.
XS
SM
MD
LG