Ndërlidhjet

logo-print

Putini përgëzon “gjyshet ruse”


Përfaqësueset e Rusisë në Eurovizion

Përfaqësueset e Rusisë në Eurovizion

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar grupin e gjysheve ruse që ka zënë vendin e dytë në Festivalin Evropian të Këngës, duke premtuar se shumë shpejt edhe do t’i vizitojë.

Në deklaratën që citojnë mediat ruse thuhet se Putini “është magjepsur me talentin dhe shijen që ka treguar grupi Babushka”.

Ky i fundit ka përfshirë gra të moshuara fshati, të cilat kanë kënduar edhe në anglisht, edhe në gjuhën e tyre lokale.

Eurovizioni sivjet është organizuar në Baku të Azerbajxhanit. Garën e ka fituar Suedia.
XS
SM
MD
LG