Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton masakrën në Houla


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të dielën në Nju Jork, për të diskutuar masakrën në Houla të Sirisë, raporton agjencia Reuters.

Takimi do të nisë në orën 2:30 sipas kohës lokale.

Britania dhe Franca thuhet se do të propozojnë një deklaratë që dënon masakrën.

Nëntëdhjetedy civilë, në mesin e tyre 32 fëmijë, janë vrarë nga sulmet e forcave qeveritare në qytetin e provincës Homs.

Damasku, megjithatë, ka akuzuar "terroristët" për vrasjet.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se regjimi sirian ka shkelur në "mënyrë brutale" lgjin ndërkombëtar.

Protestat antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Regjimi ka përdorur artileri dhe armë të rënda për të shtypur protestuesit.
XS
SM
MD
LG