Ndërlidhjet

Greqia kritikon shefen e FMN-së


Shefja e FMN-së, Kristinë Llegardë

Shefja e FMN-së, Kristinë Llegardë

Partitë politike në Greqi kanë kritikuar shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegardë, e cila ka thënë se grekët “po i shmangen pagesës së taksave”.

Udhëheqësi socialist, Evangelos Venizelos, ka thënë se Llegrad “ka fyer popullin grek”.

Ndonëse janë ta papërballueshme, punëtorët grekë paguajnë taksat, ka thënë në anën tjetër lideri i krahut të majtë, Aleksis Tsipras.

Në intervistën dhënë të shtunën gazetës britanike “The Guardian”, Llegard ka thënë se “kultura e shmangies së taksave në Greqi është faktori kryesor i vështirësive financiare të vendit”.

Ekonomia greke po mbahet nga kreditë që i ka ofruar Bashkimi Evropian dhe Forndi Monetar Ndërkombëtar. Si kusht për marrjen e tyre, Greqia duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi.

Kohët e fundit, janë rritur gjithnjë e më shumë spekulimet se Greqia mund të përfundojë me largimin e saj nga Eurozona.
XS
SM
MD
LG