Ndërlidhjet

Pjesëmarrja në Ferizaj - afro 27 për qind


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë raportuar se të gjitha vendvotimet në Ferizaj janë mbyllur në orën 19:00.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka theksuar se tashmë ekziston një përqindje e përafërt e pjesëmarrjes së qytetarëve të Ferizajt në votimet për kryetar komune.

“E kemi një përqindje të votuesve - përafërsisht 27 për qind. Duke marrë parasysh se janë zgjedhje me balotazh, pra raundi i dytë, është deri diku e kënaqshme, sepse është pothuajse numër i njëjtë i votuesve sikurse në raundin e parë”, ka thënë Daka.

Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk është raportuar ndonjë incident i përmasave që do ta rrezikonte procesin zgjedhor.

Në garë për komunën e Ferizajt kanë qenë kandidati i PDK-së, Agim Aliu, dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj.

Zyrtarët e KQZ-së kanë paralajmëruar se rezultatet e para preliminare priten rreth orës 21:00.

Raundi i parë i votimeve është zhvilluar më 29 prill.
XS
SM
MD
LG