Ndërlidhjet

Jahjaga takon Berishën në Durrës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në Durrës.

Siç bën të ditur kabineti i kryeministrit shqiptar, Berisha ka vlerësuar "rolin dhe kontributin e Jahjagës në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon".

Nga ana e saj, Jahjaga i ka shprehur Berishës ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё.

"Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjitha fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të të dyja vendeve. Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet nё rajon", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG