Ndërlidhjet

Tadiq nis konsultimet për formimin e qeverisë së re

  • RFE /RL

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është pajtuar të fillojë negociatat për të formuar një qeveri pro-evropiane, hap ky i cili do ta linte presidentin e ri nacionalist pa pushtet të vërtetë, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Tadiq e ka bërë të ditur vendimin e tij mbrëmjen e së dielës.

Partia Demokratike e Tadiqit e ka propozuar atë si kandidat për kryeministër pas një takimi treorësh.

Bisedimet për koalicionin pritet të fillojnë të hënën, kur edhe pritet të mbahet takimi ndërmjet vetë Tadiqit dhe Tomisllav Nikolliqit, i ciili doli fitues në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj.

Nikolliq pritet të detyrohet të emërojë Tadiqin si kryeministër, meqë ky i fundit gëzon mbështetjen e shumicës në parlamentin prej 250 vendesh.

Ndonëse Partia përpartimtare e Nikolliqit, ka fituar shumicën e vendeve në Parlament, demokratët e Tadiqit kanë më shumë aleatë në anën e tyre për të formuar kabinetin e ardhshëm.

Pozita e kryeministrit është më e fuqishme në kuptimin ekzekutiv se ajo e presidentit, i cioli nuk mund të hartojë ligje apo të marrë vendime politike.

Tadiq ka paralajmëruar se nuk do ta përfshijë partinë e Nikolliqit në qeverinë e tij. (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG