Ndërlidhjet

Egjiptianët në pritje të rezultateve presidenciale


Ilustrim
Ilustrim
Egjiptianët janë në pritje rezultateve të para zyrtare nga zgjedhjet historike presidenciale të javës së kaluar.

Vlerësimet paraprake, jozyrtare kanë thënë se Vëllazëria Myslimane dhe kandidati Mohammed Morsi, si dhe Ahmed Shafiq, kryeministri i fundit në kohën sa ka qenë pushtet Hosni Mubarak, mund të jenë kandidatët që mund të shkojnë në balotazh më 16-17 qershor.

Morsi dhe Shafiq, së bashku me një tjetër kandidat nga partia majtiste el-Karamah, kanë ngritur ankesat në komisionin zgjedhor, duke pretenduar shkelje zgjedhore në votimet e 23-24 majit.

Rezultatet e para zyrtare priten të hënën ose të martën. Dymbëdhjetë kandidatë konkurruan në zgjedhje, të cilat erdhën pas më shumë se një viti, pas rrëzimit të Mubarakut nga pushteti, nga demonstratat masive kundër regjimit të tij në shkurt 2011.
XS
SM
MD
LG