Ndërlidhjet

Shqipëri: Konsensusi i (pa)arritshëm për presidentin


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë
Me datën 30 maj, do të zhvillohet raundi i parë për të zgjedhur presidentit e ri të vendit.

Politika është përfshirë e gjitha në një proces negocimi, në përpjekje për të dalë te një produkt konsensusi, por kjo duket e vështirë.

Zgjedhja e presidentit po riciklon probleme të njohura që rrezikojnë krizë qeverisëse, të cilës u duk sikur ju dha zgjidhje me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Edhe më serioze e bën situatën një ftohje e marrëdhënieve mes PD-LSI, që për analistin Henri Çili do të thotë shumë.

Kemi praktikisht një prag-shpërbërje të koalicionit qeveritar ose shumicës qeveritare. Presidenti i Republikës është zgjedhur një pretekst i mirë nga ana e LSI, me të drejta do të thoja unë, për të zhvilluar strategjitë e veta politike”, thotë Çili.

Ndarja mes dy aleateve lidhet me ermin e presidentit të ardhshëm. LSI kërkon një emër me mbështetje të gjerë dhe të mos vijë nga PD.

Ky qëndrim i ri I LSI-së, i rrezikon dukshëm PD-së numrin e duhur të votave për të zgjedhur e vetme presidentin edhe me 71 vota, në rast dështimi të konsensusit duke shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Neni 87 i Kushtetutës thotë se për zgjedhjen e presidentit zhvillohen 5 raunde votimi.

Në tre raundet e para zgjidhet president kandidati që ka siguruar jo më pak se 3/5 të votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ose 84 vota.

Në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti zgjidhet dhe me shumicën e thjeshtë të të gjithë deputetëve ose 71 vota.

Me gjithë vështirësitë matematike që ka shkaktuar ftohja e raporteve mes dy partive kryesore qeverisëse, siç thotë analisti Aleksandër Çipa, PD do të arrijë të shmangë krizën e zgjedhjes së presidentit.

Unë besoj që zoti Berisha padyshim do ta zgjedhë nga shumica presidentin, pavarësisht nga vështirësia që ka, dhe në kushtet kur i është luhatur aleati kryesor në kuptimin numerik të prezencës parlamentare”.

Lëvizjet e fundit të lënë të besosh që zoti Berisha mund ta mendojë dhe alternativën pa LSI-në. Dhe ka disa vota që janë në Parlament në mos në statusin e deputetëve të pavarur, janë në statusin e deputetëve pa parti”, shprehet Çipa.

Zgjedhja e presidentit me 71 vota, siç thotë Henri Çili, do të justifikojë largimin e LSI-së nga koalicioni, pavarësisht nëse ishte shkak apo pretekst.

Në qoftë se kryeministri Berisha do t’ia japë këtë shkak dhe do të insistojë të sajojë një president me 71 vota, kalkulative parlamentare, duke marrë një deputet këtu, një atje, duke bërë një lëshim këtu, një atje, një ministër këtu, një atje, unë them që do t’ia japë këtë shkak që Ilir Meta të largohet nga koalicioni, ta moralizojë këtë largim, të rehabilitojë veten te e majta”.

Nëse Berisha do t’ia “djegë” këto karta ilir Metës, dhe do të ofrojë një hapësirë diskutimi për emra jo strikt të Partisë Demokratike, ne do të shohim qartë nëse LSI donte vërtet këtë gjë, apo në fakt donte të gjente një shkak të mirë, një “Casus Belli” për t’u larguar nga koalicioni”, thekson Çili.

Largimi i LSI-së nga koalicioni duket si një lëvizje e pashmangshme, siç dhe arsyeton analisti Çipa.

Unë shikoj që procesi i zgjedhjes së presidentit është paradhoma e një zhvillimi të ri në skenën qeverisëse të vendit. Personalisht nuk shoh zgjedhje të parakohshme por një kabinet të rikompozuar në qeverisjen e vendit”, thotë ai.

Kushtetuta e ndryshuar ne vitin 2008 me konsensusin e të dyja palëve, me qëllimin për të shmangur krizat, nuk ka shmangur tensionin e fortë që prodhon procesi i zgjedhjes së presidentit.

Të dielën, tryeza PD –PS, për çështjen e presidentit, dështoi duke e bërë edhe më të paqartë fatin e procesit, kur duhen dhe dy ditë nga zhvillimi i raundit të parë.
XS
SM
MD
LG