Ndërlidhjet

Kofi Anan në Damask për bisedime


Ilustrim
Ilustrim
I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan, ka udhëtuar për në Damask për bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë siriane, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit fajësojë regjimin për masakrimin e të paktën 108 personave në qytetin e Houla.

Anan, pritet të takohet me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg, po udhëtonte për në Moskë për bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, rreth krizës siriane.

Zyrtarët thanë se Haga do të kërkojë mbështetjen e Rusisë për presion në qeverinë Siriane, për të zbatuar një plan të OKB-së për paqe.

Të dielën, vëzhguesit e OKB-së i thanë Këshillit të Sigurimit se 49 fëmijë dhe 34 gra ishin në mesin të vrarëve, më 25 maj në Houla. Ata thanë shumica u vranë nga artileria qeveritare dhe predhat e tankeve.
XS
SM
MD
LG