Ndërlidhjet

Lavrov e Hejg pajtohen për presion më të madh ndaj Sirisë


Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Moskë, 28 maj, 2012

Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Moskë, 28 maj, 2012

Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë pajtuar që të rrisin presionin ndaj qeverisë siriane për të tërhequr armët e rënda nga pjesët e banuara.

Deklaratat vijnë pas masakrës në Houla ku u vranë 108 njerëz.

Duke folur pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë, Lavrov tha se hapi më i rëndësishëm është që të zbatohet plani gjashtë-pikësh i të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan- i cili i kërkon Damaskut që t’i tërheqë tanket dhe njësitë artlierike në bazat e tyre.

Lavrov nuk i ka mbështetur thirrjet e Britanisë për dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad, duke thënë se “fundi i dhunës është më i rëndësishëm” sesa fakti “se kush gjendet në pushtet”.

Lavrov bëri thirrje që të gjitha palët t’i japin fund dhunës dhe të fillohet një dialog politik në mes të regjimit të Asadit dhe opozitës siriane.
XS
SM
MD
LG