Ndërlidhjet

Itali: Arrestime e bastisje për kurdisjen e ndeshjeve


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Itali ka arrestuar Stefano Maurin, kapitenin e Klubit futbollistik, Lacio të ligës Serie A si dhe ka bastisur kampin e trajnimit për Euron 2012, në lidhje me disa hetime që kanë të bëjnë me kurdisjen e ndeshjeve.

Mediat italiane raportojnë se policia e ka njoftuar menaxherin e Juventusit, kampionit të ligës Serie A, Antonio Konte, se është duke u hetuar në lidhje me dyshimet.

Edhe mbrojtësi i klubit Azzurri, Domeniko Kriscito, që luan edhe për kampionin rus, Zenit St. Petersburg, është njoftuar zyrtarisht se përballet me hetime në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve.

Kriscito pritej t’i bashkohej kombëtares italiane në ndeshjet për Euron 2012, që nisin në qershor në Poloni dhe në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG