Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Arrestohet çifti që mbylli vajzën për 8 vjet


Ilustrim

Ilustrim

Një çift i Bosnjes është arrestuar nën akuzat se e kanë skllavëruar dhe e kanë mbajtur të mbyllur një vajzë gjermane, për tetë vjet me radhë.

Milenko Marinkoviq dhe Sllavojka gruaja e tij, janë ndaluar në një fshat në rajonin e Tuzllës më 17 maj, pasi një fqinj i ka informuar autoritetet.

Policia tha se vajza, e cila u gjet në gjendje të dobët fizike dhe psikologjike, i është nënshtruar "trajtimit çnjerëzor dhe torturave."

Prokurorët thanë se vajza, tani 19 vjeçare, e kishte të ndaluar të takonte njerëzit dhe po ashtu nuk lejohej të shkonte në shkollë.

Nëna e vajzës, një shtetase gjermane, kishte qenë një herë e martuar me Millenko Marinkoviqin.

Hetuesit e kanë marrë në pyetjen nënën e saj, në cilësinë e dëshmitares.
XS
SM
MD
LG