Ndërlidhjet

Skandali i përgjimit, dëshmon Toni Bler


Ish kryeministri britanik, Toni Bler

Ish kryeministri britanik, Toni Bler

Ish-kryeministri britanik Toni Blair është marrë në pyetje në lidhje me hetimin që ka të bëjë me skandalin e përgjimit telefonik nga perandoria mediatike e Rupert Mërdokut, News Corporation.

Bler i tha komisionit hetues Leveson, në Londër se ka vendosur të fitojë mbështetjen e mediave britanike dhe jo të rrezikojë zemërimin e manjatëve të fuqishëm mediatikë gjatë dekadës sa ka qenë kryeministër.

Bler, megjithatë, pranoi se përdorimi i gazetave si instrumente të pushtetit politik krijon një marrëdhënie që nuk është e “shëndetshme”.

Bler, i cili ishte kryeministër nga viti 1997 deri më 2007, është raportuar të ketë pasur raporte të afërta me kreun e News Corporation, Mërdokun.

Komisioni hetues është ngritur nga kryeministri Dejvid Kameron në korrikun e vitit të kaluar, pas shpërthimit të skandalit të përgjimit në tablodiin “News of the World”. Si pasojë, gazeta është mbyllur.
XS
SM
MD
LG