Ndërlidhjet

Nikolliq e Tadiq bashkërendojnë prioritetet


Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe ish presidenti Boris Tadiq, Beograd, 28 maj, 2012

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe ish presidenti Boris Tadiq, Beograd, 28 maj, 2012

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe ish presidenti Boris Tadiq njoftuan se do të punojnë së bashku për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme, duke nisur nga Kosova, integrimi në BE e deri te ekonomia.

Nikoliq dhe Tadiq në paraqitje prara gazetarëve në presidencën serbe thanë se kusht për për të trajtuar këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur, është formimi i Qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq, Nikoliq tha se “nuk do të ngurojë t’ia japë mandatin, atij që siguron shumicën prej 126 deputetëve në Kuvend."

Nikoliq dhe Tadiq, që para 10 ditësh, në kuadër të fushatës kanë akuzuar njëri-tjetrin për përfshirje në kriminalitet dhe për shkatërrim të Serbisë, sot kanë shfaqur "marrëdhënie të mira", derisa Tadiq ka thënë do të "jetë një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në inaugurimin e Nikoliqit".

Nikoliq ka thënë se me Tadiqin ka rënë dakord për "intensifikimin e bisedimeve" për arritjen e një konsensusi për Kosovën, sepse siç ka thënë kjo nuk është edhe një pyetje për kryetarët e shteteve apo kryeministrin, por për të gjithë qytetarët”.

Kreytari i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka pranuar që të jetë mandatar i qeverisë së re të Serbisë.
XS
SM
MD
LG