Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani bllokon 4.5 milionë libra afgane


Shkollë afgane

Shkollë afgane

Ministria e Arsimit e Afganistanit i ka bërë thirrje Pakistanit që të rihapë rrugët e furnizimit të NATO-s për të lejuar transportin e 4.5 milionë teksteve të destinuara për nxënësit afganë.

Kreu i Departamentit të Botimit të Ministrisë, Atahullah Vahedjar, tha se vonesa në transportimin e teksteve shkollore, të cilat janë bllokuar në qytetin port pakistanez të Karaçit, ka krijuar një mungesë të materialit arsimor.

Fëmijët afganë filluan gjysmëvjetorin në muajin prilll.

Pakistani i ka bllokuar rrugët furnizuese për NATO-n në Afganistan, që nga një sulm i nëntorit të kaluar, ku u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Me gjithë bisedimet, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rihapjen e rrugëve.
XS
SM
MD
LG