Ndërlidhjet

SHBA e përgatitur për "opsionin ushtarak" në Siri


Martin Dempsej, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane

Martin Dempsej, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane

Departamenti amerikan i Mbrojtjes është përgatitur për “opsionin ushtarak” për t’i dhënë fund dhunës në Siri, po që se presionet diplomatike nuk arrijnë t’i ndalin luftimet, ka thënë për rrjetin CBS, gjenerali më i lartë amerikan.

“Unë mendoj se presioni diplomatik gjithmonë duhet t'i paraprijë çdo diskutimi rreth opsioneve ushtarake. Dhe kjo është puna ime, opsionet, jo politika. Dhe kështu, ne do të jemi të përgatitur për të siguruar opsionet (ushtarake)nëse na kërkohet për ta bërë këtë ", ka thënë shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej.

Komentet e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mënyrë unanime dënoi përdorimin e tankeve dhe artilerisë në një sulm të forcave siriane në qytetin e Houlas, ku u vranë të paktën 108 njerëz.
XS
SM
MD
LG