Ndërlidhjet

Okampo nominohet për të hetuar FIFA-n


Logo e FIFA-s

Logo e FIFA-s

Prokurori i lartë për krime lufte Luis Moreno-Okampo, i njohur për përndjekjen e komandantëve të luftës dhe liderëve që rekrutuan ushtarët-fëmijë për të kryer gjenocid, është nominuar për postin e hetuesit kryesor në FIFA.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve, Reuters.

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s pritet ta diskutojë emërimin e hetuesit kryesor brenda javëve të ardhshme si pjesë e propozimeve për të spastruar trupin qeverisës të futbollit nga korrupsioni dhe një varg skandalesh tjera.
XS
SM
MD
LG