Ndërlidhjet

logo-print

Sulme ajrore në Jemen, 5 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Jemenit thanë se nga një sulm ajror që kishte në shënjestër një udhëheqës të Al-Kaidës janë vrarë të paktën pesë militantë në jug të vendit.

Ata thanë se sulmi ajror goditi Kaid al-Dahab, një lider lokal të Al-Kaidës, në një kolonë prej tri veturash në afërsi të qytetit të Radas.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Dahab i ka mbijetuar sulmit.

Raportet e pakonfirmuara thanë se sulmi i së hënës u krye nga aeroplanët amerikanë pa pilotë.

Uashingtoni nuk e ka komentuar ngjarjen.

Të dielën, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta i ka përshkruar sulmet e telekomanduara në Jemen si një masë "për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara."
XS
SM
MD
LG