Ndërlidhjet

Aktakuzë turke ndaj komandantëve izraelitë


Ilustrim
Ilustrim
Mediat shtetërore raportojnë se një gjykatë e Stambollit ka miratuar njëzëri një aktakuzë të prokurorëve turq, të cilët dëshirojnë burgim të përjetshëm për katër komandantët izraelitë mbi përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e nëntë turqve në një anije që bartte ndihma humanitare për në Gazë.

Komandot izraelitë sulmuan anijen Mavi Marmara në maj të vitit 2010 për të zbatuar një bllokadë detare në Rripin e Gazës dhe vranë nëntë turq në përleshjen me aktivistët në bordin e anijes.

Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi se në padi përfshihet ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit Gabi Ashkenazi dhe tre komandantë ushtarakë në pension.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar në aktakuzë. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u përkeqësua ndjeshëm pas sulmit.
XS
SM
MD
LG