Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq: Nuk takohem me Hashim Thaçin


Tomisllav Nikoliq

Tomisllav Nikoliq

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq i tha televizionit Russia Today se ai është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane.

Ai ka thënë se do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.

Duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ai ka thënë se procesi do të ndalet "në qoftë se na kërkohet që të heqim dorë nga një pjesë e territorit- nga Kosova”.

I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolliq tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai, ka thënë Nikolliq, “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”.

Tomisllav Nikolliq është zgjedhur president i Serbisë në balotazhin e 20 majit.

Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi.

Nikolliq njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG