Ndërlidhjet

Siri: Anan pritet të takohet me Asadin në Damask


I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan pritet të takohet sot me presidentin sirian Bashar al-Asad në përpjekje për gjetjen e një mënyre për zbatimin e planit të tij paqësor.

Bisedimet në Damask vijnë pas vrasjes së rreth 108 personave, kryesisht fëmijë dhe gra në qytetin qendror Houla me 25 maj.

Të hënën, Anan e quajti masakrën “një moment të tmerrshëm me pasoja të thella”.

Anan tha se ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari për atë që kanë bërë, dhe u bëri thirrje “të gjithë atyre që perdorin armë" të veprojnë në përputhje me planin gjashtë pikësh të tij, për të ndihmuar dhe për t'i dhënë fund dhunës.

Këshilli i Sigurimit ka dënuar sulmin në Houla. Damasku akuzon luftëtarët e opozitës se e kanë kryer masakrën.
XS
SM
MD
LG