Ndërlidhjet

Danimarkë: Arrestohen dy të dyshuar për sulme terroriste


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimi i sigurisë në Danimarkë, bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër me origjinë nga Somalia të dyshuar për një komplot, sulm terrorist.

Këshilli i Sigurisë daneze dhe Shërbimit Informativ, thanë se personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Siç raportohet, njëri prej tyre u arrestua të hënën vonë në qytetin perëndimor të Arhus dhe tjetri pasi ka arritur me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Kopenhagës.

Sherbimi Informativ Danez tha se arrestimet “kanë penguar një akt konkret terrorist”, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi tjetër.
XS
SM
MD
LG