Ndërlidhjet

Protesta në Egjipt kundër njërit prej kandidatëve për president


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Egjipti thonë se një grup protestuesish ka bastisur dhe i ka vënë flakën selisë së kandidatit për president, Ahmed Shafik, në Kajro.

Nuk është raportuar për të lënduar dhe thuhet që zjarri u shua shpejt pa dëme të mëdha.

Ky incident vjen disa orë pasi autoritetet zgjedhore njoftuan se Shafik do të përballet në balotazh për president më 16 dhe 17 qershor, me kandidatin e Vëllezërisë Myslimane, Muhamedi Morsi.

Qindra persona kanë dalë në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë, të pakënaqur me kandidatin Shafik, i cili u kualifikua për balotazh.

Shafik ishte kryeministër në kohën e qeverisjes së Hosni Mubarakut, dhe shumë nga vendasit thonë se një fitore e mundshme e tij, mund të çojë deri te një ringjallje e regjimit të Mubarakut.

Mubarak u largua nga pushteti pas demonstratave masive në shkurt të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG