Ndërlidhjet

Kryeministri i Indisë takohet me Aung San Su Kij


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Indisë në ditën e dytë të vizitës historike në Birmani, takohet me lideren e opozitës Aung San Su Kij.

Manmohan Sing është kryeministri i parë indian që viziton Birmaninë në 25 vjetët e fundit.

Sing të hënën u takua me presidentin e këtij vendi dhe nënshkruan një serë marrëveshjesh, duke përfshirë një marrëveshje kreditore prej 500-milionë dollarësh.

Sing ka filluar një serë vizitash të nivelit të lartë, pasi bashkësia ndërkombëtare filloi zbutjen e sanksioneve kundër këtij vendi, i cili ka hyrë në një proces të reformës.

India dhe Birmania ndajnë një kufi prej 1,600 kilometrash.
XS
SM
MD
LG