Ndërlidhjet

Tiranë: Afër marrëveshjes për kandidatin konsensual presidencial


Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha u takua me kryetarin e partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në vazhdën e takimeve për të zgjidhur çështjen e kandidatit presidencial.

Pas takimit, zoti Dule tha se janë të gjitha shanset për të gjetur një kandidat konsensual.

Sipas tij, kandidati duhet të vijë nga radhët e politikës dhe se janë të gjitha shanset që ai të jetë ish kryeministri Fatos Nano.

Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit për konsensus. Ai tha se janë tre fusha të cilat do të konsiderohen në procesin për zgjedhjen e presidentit: politika, diplomacia dhe drejtësia.

Kryeministri shqiptar tha se nesër në votimin e parë për presidentin nuk do të ofrohet kandidaturë për votim nëse paraprakisht nuk bie dakord me Partinë Socialiste.

Në orën 13:00, kryeministri Berisha do të takohet me kryetarët e partive aleate dhe më vonë gjatë ditës do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike.
XS
SM
MD
LG