Ndërlidhjet

Tetë të vdekur nga tërmeti në Itali


Pasojat e tërmetit të 20 majit në Itali.
Pasojat e tërmetit të 20 majit në Itali.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga tërmeti që ka goditur pjesën veriore të Italisë.

Burimet policore thonë se 3 njerëz kanë vdekur në San Feliçe del Panaro, pas shembjes së një fabrike, ndërsa viktimat e tjera janë regjistruar në Mirandola, Konkordia dhe Finale.

Qeveria qendrore e Italisë nuk ka konfirmuar ende numrin e të vrarëve.

Tëremti, që është ndjerë në gjithë pjesën veriore dhe qendrore të Italisë, ka shkaktuar rrëzimin e ndërtesave të dëmtuara nga një tjetër tërmet që ka goditur rajonin e njëjtë, ditë më parë.

Shtatë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 7,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas tërmetit të 20 majit.
XS
SM
MD
LG