Ndërlidhjet

Mit Romni pritet të sigurojë të martën nominimin e Republikanëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, me fitoren në zgjedhjet paraprake të Teksasit.

Ish-guvernatorit të Masaçusecit i duhet më pak se gjysma e 155 delegatëve në këtë vend, për të kaluar pragun e nevojshëm prej 1,144 delegatësh.

Emërimi zyrtar i kandidatit republikan do të bëhet në muajin gusht. Emërimi i Romnit do të shënonte sukses për të, pasi në vitin 2008 nuk ka arritur të sigurojë nominimin republikan.

Kandidati i Partisë Republikane do të sfidojë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG