Ndërlidhjet

Euro 2012: Ukraina akuzon mediat britanike


Kiev
Kiev
Ukraina, nikoqire e Kampionatit Evropian të Futbollit së bashku me Poloninë, ka akuzuar mediat britanike se po bëjnë fushatë për të diskredituar Kievin në prag të ngjarjes sportive.

Ish-lojtari ndërkombëtar i Anglisë, Soll Kempbell, ka paralajmëruar tifozët anglezë të mos udhëtojnë për Euron 2012, për shkak të kërcënimeve për racizëm dhe dhunë kundër jo të bardhëve.

Një dokumentar në BBC ka shfaqur historinë e dhunës së tifozëve në Poloni dhe Ukrainë, përfshirë përshëndetjet e tyre naziste dhe përqeshjet e lojtarëve me ngjyrë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleh Voloshyn, ka thënë se akuzat për racizëm janë “problem i shpikur”.

Euro 2012 nis nga 8 qershori dhe zgjat deri më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG