Ndërlidhjet

Sanksionet “rrezikojnë” marrëveshjen bërthamore


Iran

Iran

Sanksionet e mëtejshme kundër Iranit, në kohën kur bisedimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Republikës Islamike janë në proces, mund të rrezikojnë shanset e arritjes së ndonjë marrëveshjeje, ka paralajmëruar Ministria e Jashtme iraniane.

Zëdhënësi Ramin Mehmanparast ka thënë po ashtu se fuqitë perëndimore duhet të heqin dorë nga “kërkesa e palogjikshme” që Irani të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në 20 për qind.

Perëndimi druan se Irani mund të pasurojë uranium në nivele më të larta se 20 për qind, me qëllim krijimin e armëve bërthamore. Teherani zyrtar, megjithatë, këmbëngul se aktiviteti i tij ka qëllime ekskluzivisht paqësore.

SHBA dhe disa vende të tjera, deri më tash, kanë miratuar një varg sanksionesh kundër Republikës Islamike.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore pritet të mbahet në Moskë më 18 dhe 19 qershor.

Palët kanë zhvilluar bisedime të pafrytshme në Bagdad javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG