Ndërlidhjet

Dëbohen diplomatët sirianë - shkak masakra në Houla


Houla

Houla

Franca, Britania, Gjermania, Spanja, Italia dhe Australia kanë dëbuar diplomatët sirianë, në një protestë të koordinuar kundër vrasjes së civilëve në Siri.

Dëbimi vjen në vazhdën e presionit të shtuar kundër Damaskut që nga masakra e 25 majit në Houla.

Monitoruesit e Kombeve të Bashkuara kanë fajësuar ushtrinë siriane për vrasjen e 108 personave, duke thënë se ka prova të qarta që në Houla janë përdorur artileri dhe predha të qeverisë.

Damasku, në anën tjetër, thotë se fshatarët e Houlas janë vrarë nga luftëtarët e opozitës, të cilët i cilëson si “terroristë”.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan, ka takuar sot në Damask presidentin sirian, Bashar al-Asad, për të biseduar rreth konfliktit.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë përfshirë Sirinë qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG