Ndërlidhjet

Moska heton sulmin ndaj gazetarit


Moskë - ilustrim

Moskë - ilustrim

Policia ruse ka nisur hetimet për plagosjen e gazetarit që punon në Radion Zëri i Moskës.

Raportet thonë se vërejtjet e gazetarit për Islamin mund të kenë qenë shkak i sulmit.

Sergei Aslanian është sulmuar nga persona të panjohur me thikë, mbrëmjen e së hënës.

Autoritetet spitalore thonë se ai i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Kolegët e Aslanianit thonë se ai ka shprehur disa mendime personale në lidhje me Islamin në njërin nga programet e tij.

Muftiu i Moskës dhe Rusisë qendrore, Albir Krganov, ka dënuar dhunën kundër gazetarit.
XS
SM
MD
LG