Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Itali


Pasojat e tërmetit në Itali - 29 maj 2012.

Pasojat e tërmetit në Itali - 29 maj 2012.

Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur pjesën veriore të Italisë.

Të paktën tetë të vrarë janë konfirmuar nga policia në rajonin Modena, ndërkohë që mediat raportojnë edhe për dy viktima të tjera në qytetin Karpi.

Tërmeti me magnitudë 5.8 pason atë të pak ditëve më parë në të njëjtin rajon.

Shtatë njerëz kanë humbur jetën dhe 7,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas tërmetit të 20 majit.
XS
SM
MD
LG