Ndërlidhjet

Minsku rikthen në burg aktivistin e opozitës


Pamje nga protestat e opozitës në Minsk. Dhjetor, 2010.
Pamje nga protestat e opozitës në Minsk. Dhjetor, 2010.
Gjykata në Minsk ka dënuar një aktivist të opozitës me 6 muaj burgim, pasi, siç thuhet, ka shkelur lirimin me kusht.

Vasil Parfjankou është dënuar me katër vjet heqje lirie në shkurt të vitit të kaluar, për shkak të pjesëmarrjes në protestat që kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksander Lukashenkos në postin e presidentit.

Ai është liruar me kusht në gusht të 2011-ës.

Qindra aktivistë të opozitës dhe mbështetës të tyre janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat e 19 dhjetorit 2010.

Shumica nga ta janë dënuar me kohëzgjatje të ndryshme në burg, por janë liruar më pastaj me kusht.

Parfjankou është i pari nga ta që kthehet në burg për shkak të "shkeljes së lirimit me kusht".
XS
SM
MD
LG