Ndërlidhjet

Agjencia kundër Korrupsionit mbyll "rastin Pacolli"


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli - foto arkivi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli - foto arkivi

Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

"Rasti në fjalë është trajtuar sipas procedurës së paraparë ligjore, për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Agjencia kundër Korrupsionit, lidhur me ketë rast, ka siguruar dokumente të nevojshme për të nxjerrë vendimin e vet për këtë situatë", thuhet në komunikatën e mekanizmit që lufton korrupsionin.

Rasti Pacolli ka pasur të bëjë me dyshimet për situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, në kohën e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një konsorciumi firmash ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG