Ndërlidhjet

Breiviku donte të dukej më “arian”


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Një ish-mik i Anders Bering Breivikut i ka thënë gjykatës norvegjeze se vrasësi masiv ka operuar hundën, sepse ka dashur të duket “më arian” – një term ky i përdorur nga gjermanët nazistë për të përshkruar racën e bardhë.

Ai ka dëshmuar sot në gjykimin e Breivikut në lidhje me vrasjen e 8 personave në Oslo dhe 69 të tjerëve në Utoja, në korrik të vitit të kaluar.

Breiviku ka thënë se ka operuar hundën kur ishte 18 vjeç, pas një zënke me një pakistanez. Por, ish-miku i tij i ka thënë gjykatës se nuk mund ta kujtojë një zënkë të tillë.

Anders Bering Breivik ka pranuar se ka kryer vrasjet, por është vetëdeklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje” kundër politikave multikulturaliste të Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG