Ndërlidhjet

Itali: 15 të vdekur nga tërmeti


Pasojat e tërmetit në Itali - 29 maj 2012.
Pasojat e tërmetit në Itali - 29 maj 2012.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.8 që ka goditur pjesën veriore të Italisë.

Agjencia për Mbrojtjen Civile ka bërë të ditur se “edhe pesë persona të tjerë” figurojnë të zhdukur.

Të gjitha vdekjet janë raportuar në zonën Modena.

Tërmeti, që është ndjerë në gjithë pjesën veriore dhe qendrore të Italisë, ka shkaktuar rrëzimin e ndërtesave të dëmtuara nga një tjetër tërmet që ka goditur rajonin e njëjtë, ditë më parë.

Shtatë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 7,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas tërmetit të 20 majit.
XS
SM
MD
LG