Ndërlidhjet

Hoxhaj ngushëllon homologun italian


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut italian, Xhulio Terzi, pas tërmetit që ka goditur të martën pjesën veriore të Italisë.

“Më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Tërmeti me intensitet prej 5.8 shkallësh të Rihterit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave.
XS
SM
MD
LG