Ndërlidhjet

logo-print

Monti sugjeron pezullimin e futbollit në Itali


Kryeministri i Italisë, Mario Monti.

Kryeministri i Italisë, Mario Monti.

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka sugjeruar pezullimin e futbollit në vend për dy ose tre vjetët e ardhshëm, për shkak të skandaleve me montimin e ndeshjeve.

Katërmbëdhjetë persona, përfshirë kapitenin e ekipit Lazio, Stefano Mauri, janë arrestuar të hënën, në lidhje me akuzat për "kurdisje të lojërave".

Arrestimet e së hënës çojnë në 50 numrin e të dyshuarve të arrestuar që nga viti i kaluar.

Mbrojtësi i skuadrës kombëtare, Domeniko Kriscito, është lënë jashtë ndeshjeve në Euro 2012, për shkak të hetimeve kundër tij.

Monti ka thënë se ideja për ndalimin e futbollit në Itali nuk është propozim i qeverisë, por sugjerim i tij personal.
XS
SM
MD
LG