Ndërlidhjet

SHBA: Qeveria siriane, përgjegjëse për masakrën


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë dëbuar diplomatin e Sirisë, në përgjigje të masakrës së 108 civilëve në Houla, për të cilën monitoruesit e OKB-së thonë se është kryer nga forcat e regjimit sirian.

“Ne mbajmë përgjegjëse Qeverinë siriane për këtë masakër të jetëve të pafajshme”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd.

Të ngarkuarit sirian me punë në SHBA, Zuheir Xhabor, i janë dhënë 72 orë për të lënë vendin.

Përveç SHBA-së, diplomatët sirianë i kanë dëbuar edhe tetë vende të tjera, përfshirë Australinë, Kanadanë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Rusia ka thënë se nuk do ta ndjekë këtë hap.

Masakra në Houla ka ndodhur më 25 maj, ndërsa shumica nga viktimat kanë qenë gra dhe fëmijë.

Qeveria siriane ka fajësuar “terroristët” për vrasjet.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG