Ndërlidhjet

logo-print

112 paqeruajtës të OKB-së kanë vdekur më 2011


Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun.

Një total prej 112 ushtarëve, policëve dhe civilëve, të cilët shërbejnë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në mbarë botën, kanë humbur jetën në vitin 2011 si pasojë e akteve armiqësore, aksidenteve apo sëmundjeve, ka bërë të ditur OKB-ja.

“Misioni ynë vëzhgues në Siri është shembulli i fundit, i cili tregon se si komuniteti ndërkombëtar i kërkon OKB-së zgjidhje të sfidave”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i këtij mekanizmi, Ban Ki-mun.

Në Siri janë rreth 260 vëzhgues të paarmatosur, të cilët janë ngarkuar me monitorimin e armëpushimit në muajin prill.

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është mbajtur një shërbim përkujtimor për të gjithë ata që kanë humbur jetën duke shërbyer në misionet e OKB-së.

Aktualisht, OKB-ja ka 16 misione paqeruajtëse në mbarë botën, që përfshijnë mbi 100,000 ushtarë dhe civilë nga 116 shtete.
XS
SM
MD
LG