Ndërlidhjet

Sot, vendimi për ish-kreun e Liberisë


Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor
Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor
Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor, pritet të dënohet sot në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Në prill, gjykata me seli në Hagë, ka fajësuar Tejllorin për 11 akuza për krime lufte, përfshirë vrasje, përdhunime dhe rekrutime të ushtarëve fëmijë gjatë luftës civile në Siera Leone.

Kryeprokurori i gjykatës ka kërkuar që Tejllor të dënohet me 80 vjet burg, deri sa mbrojta e të akuzuarit e ka kundershtuar një propozim të tillë duke thenë se ky do të ishte një denim i “tepruar”.

Tejllor këmbëngul se ai është i pafajshëm, dhe pritet të kundershtoj çfarëdo dënimi.

Ai akuzohet për mbështetjen dhe drejtimin e rebelëve gjatë luftës në Siera Leone, gjatë luftës 1991-2002, ku humbe jetën dhjetëra mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG